Grevë

SBASHK-u paralajmëron grevë për muajin nëntor

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) paralajmëron se muaji nëntor mund të i gjejë përsëri institucionet arsimore në grevë të përgjithshme.

Arsyeja e shtyrjes se Sindikatës që të paralajmërojë për grevë është kërkesa e tyre për projketligjin për statusin e punëtorit të arsimit të Kosovës për vitet e 90, dhe çështja tjetër ligji i pagavae i cili ka kalu leximin e parë dhe pritet të jetë në debat publik.

Kryetari i Sindikatës Rrahman Jasharaj në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se fillimi i javës së parë të nëntorit pritet të i jap fund debatit për statusin e punëtorit të arsimit të Kosovës për vitet e 90.

Jasharaj ka theksuar se Sindikata është e angazhuar për këto dy projektligje, ku sipas tij  nëse nuk përfundohen këto, SBASHK-u do të thërras këshillin drejtues dhe do të organizohen protesta të përgjithshme.

“Jemi në angazhim për dy projketligjet, është fjala për projketligjin për Statusin e punëtorit të Arsimit të Kosovës për vitet e 90. Dhe ne po presim që java e parë e nëntorit të shënoj përfundimin e debatit për këtë projketligj, dhe dërgimin e tij për në leximin e dytë dhe çështja tjetër ligji i pagavae i cili ka kalu leximin e parë dhe do të jetë në debat publik”është shprehur Jasharaj.

Ai po ashtu ka theksuar se ka pasur takim edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, ku ky i fundit është zotuar që do të ketë përmisime gjatë debatit publikë në komisionin parlamentare për administrat publike.

“SBASHK-u ka reaguar me kohë kundër pozitës degraduese të sistemit arsimor në këtë projketligj dhe kemi kërkuar që ligji të koorigjohet. Kemi pas takime edhe Kryeministrin ata janë zotuar që do të angazhohen që do të ketë përmisime gjatë debatit publikë në komisionin parlamentare për administrat publike, dhe ne jemi në pritje. Po nuk ndodhen këto, SBASHK-u do të thërras këshillin drejtues dhe do të vendoset që të shkoj në grevë gjenerale por uroj që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Jasharja në një proncim për Ballkani.info./Ballkani.info