SBASHK-u nderon me mirënjohje 675 punonjësit e arsimit të pensionuar

SBASHK-u sot ka nderuar me mirënjohje dhe nga një orë dore 675 punonjësit e arsimit të cilët kanë dalë në pension.

Prezent në këtë ceremoni që u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka qenë kryetari i komisionit për arsim, Ismail Kurteshi, i cili tregoi respekt për punëtorët e arsimit të pensionuar në periudhën 1 prill 2018 deri më 31 mars 2019.

Sipas tij edhe në vitet e 90-ta, plani i Serbisë dështoi që të mos ketë shkollim, pasi që vetë këta arsimtarë punën e zhvilluan edhe në kohë represioni.

Avni Ajdini, drejtor i BSPK-së, i ka falënderuar mësuesit për punën e tyre dhe kontributin e dhënë për fëmijët.

“7 marsi është dita e vetme që i kushtohet mësuesit, është dita e shenjtë për të ju falënderuar”.

Ndërsa deputeti i Luginës së Preshevës, Fatmir Hasani, ka thënë që përkundër që Lugina ka mbetur me shumë “halle sytë i kemi te vëllezërit tanë në Kosovë”.