SBASHK-u i dërgon qindra mësimdhënës për pushime në Shqipëri

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se kanë nisur dërgimin e punonjësve në Arsim në bregdetin shqiptar.

Sipas SBASHK, sot janë nisur 273 pushues, përderisa pas gjashtë ditë do të nisen edhe 172 të tjerë.

“Duke respektuar angazhimin e përkushtimin e të punësuarve në arsim që nga çerdhet e deri në universitet dhe të atyre në shumë nga institucionet e kulturës, SBASHK bazuar në mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion edhe këtë vit po vazhdon me traditën e dërgimit në pushime meritore në bregdetin shqiptar të një numri të konsideruar të anëtarëve. Ky aktivitet ka nisur të hënën e 20 qershorit me 273 pushues nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe nga Universitetet e Kosovës e për të vazhduar me 172 pushues të tjerë më 26 qershor”, thuhet në njoftim.