SBASHK

SBASHK alarmon për ndryshimet në skemën pensionale që prekin punëtorët arsimorë

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës (SBASHK) kanë takuar sot shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, për të shprehur shqetësimet lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale, që sipas tyre, kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimorë.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin  për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri në takime të ndara, kanë takuar fillimisht me kryetarin e Komisionit parlamentar për Arsim Ardian Gola e pastaj u ka dërguar shkresa për takime shefave të Grupeve Parlamentare Mimoza Kusari Lila, Abelard  Tahiri,  Arben  Gashi, Besnik  Tahiri e Enis  Kervan.

Sipas komunikatë, kërkesës së SBASHK-ut i janë përgjigjur këtë premte shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri  dhe  përfaqësuesi i Grupit parlamentar të LDK-së, Driton Selmanaj.

Jasharaj në takime të ndara u kanë ofruar argumente, të cilat ua kanë lënë edhe në formë të shkruar, Tahirit dhe Selamanajt duke kërkuar nga ata që t’i analizojnë këto fakte dhe të nisin iniciativën për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe për të nisur debat  në Parlament në mënyrë që të evitohen lëshimet në ndryshimet e bëra në Ligjin për skemat pensionale të financuar nga shteti dhe t’u kthehet e drejta e fituar punëtorëve të pensionuar nga arsimi.

SBASHK-u  pret që  javën e ardhshme të kenë takime edhe me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, të AAK-së  Besnik Tahiri dhe të Grupit Parlamentar Multietnik  Enis Kervan. 

VIDEO BONUS: Aksioni kundër strukturave serbe, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog