Sasi rekord, sekuestrohen 20 celularë në burgun e Fierit, shikoni ku ishin fshehur

Efektivët e burgut të Fierit gjatë një kontrolli kapën 20 telefona celularë të markave të fundit, të cilat u tentuan të futeshin brenda qelive.

Celularët ishin fshehur brenda shtyllave të portave të mini-futbollit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Kjo është sasia më e madhe e telefonave që janë futur njëkohësisht në një institucion të vuajtjes së dënimit.