Trajneri

Sarri thërret një psikolog që ti asistojë lojtarëve të tij?

Maurizio Sarri ka sugjeruar thirrjen e një psikologu sportiv për të punuar me lojtarët e Chelsea pasi që ka akuzuar “konfuzionin mental” në humbjen e së shtunës kundër Leicester City.

Jamie Vardy shënoi gol në pjesën e dytë në Stamford Bridge duke ja shkaktuar Bluve humbjen e tretë në Premier Ligë këtë sezon dhe duke i lënë ata 11 pikë pas liderëve, Liverpool, derisa janë me pikë të barabarta me Arsenalin vetëm shkaku i golëdallimit.

Pas ndeshjes Sarri ka kritikuar lojtarët e tij për reagimin pas golit të Vardyt ashtu siç kishte bërë momentin kur Chelsea kishte humbur 2-1 kundër Ëolves në Molineux në fillim të këtij muaji, ku ka theksuar se këtu kemi të bëjmë me një jo konsistencë mentale sesa taktike apo fizike.

I pyetur se a ka kërkuar një psikolog sportiv për të ndihmuar për këto probleme Chelsean, Sarri është përgjigjur: Jo, në këtë moment, sepse nuk është e lehtë.

“Kam pasur një psikolog sportiv para 15 viteve. Në Itali ishte me të vërtetë shumë e vështirë sepse klubet nuk ishin gati në atë moment, por mendoj që ata nuk janë gati edhe në këtë moment. Kjo ishte përvoja e ime në Itali’.

“Nuk e di si është këtu. Ne mund të flasim me klubin për këtë. Pse jo?”.

“Është e qartë që nuk humbëm për shkak të mënyrës si luajtëm. Ne ishim pak të pafat dhe pastaj ne humbëm për shkak të reagimit pas golit, që ishte totalisht gabim, mendoj”.