Sarri e dëshiron Kanten te Juventusi

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka kërkuar transferimin e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante në fund të këtij edicioni. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Sarri dëshiron të ribashkohet me Kanten, pasi me mesfushorin francez ka punuar edhe te Chelsea. Ai e sheh Kanten si përforcim të duhur për edicionin e ri në repartin e mesfushës.

Te Juventusi janë të gatshëm të ofrojnë dëmshpërblim deri në 80 milionë për Kanten, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023.

27-vjeçari, këtë edicion ka një gol në katër ndeshje për Chelsean kurse karrierë ka bërë edhe te Leicesteri, Caeni e Boulogne. Ai ka edhe 38 ndeshje me Përfaqësuesen e Francës.

loading…