Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Ai është parë duke dalë nga objekti i presidencës, ndërsa nuk është prononcuar për media.

Në orën 18:00 Sarrazin, pas takimeve zyrtare në Prishtinë, do të mbajë një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës.