Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai ka takuar Listën Serbe lidhur me zhvillimet e fundit në veri, presidenten Vjosa Osmani dhe shoqërinë Civile. Në një bashkëbisedim me gazetarë ai ka folur për të gjitha zhvillimet e fundit.

Tri javë pas vizitës së fundit në Kosovë, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka ardhur në një tjetër vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë.

I dërguari i kancelarit gjerman për Ballkanin Perëndimor thotë se zhvillimet e fundit në veri dhe Asociacioni thotë se e sollën sërish këtu.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Sarrazin tha se e konsideron tani kohën e duhur që të vazhdohen tutje hapat për krijimin e Asociacionit.

“Të gjithë e dinë se shumë vende mos njohëse brenda BE-së shikojnë kah Asociacioni i komunave me shumicë Serbe, por unë nuk mund t’ju them se çfarë ato do të bëjnë nëse kjo kryhet ose jo sepse nuk është puna ime. Gjermania njeh Kosovën por edhe ne jemi të bindur se kjo është gjëja e duhur të bëhet, veçanërisht tani dhe të shkohet tutje. Mund të llogarisni në Gjermaninë, ne kurrë nuk do të përkrahim ndonjë formë të Asociacionit që minon integritetin e Kosovës. Por, moskrijimi i Asociacionit nuk çon drejt BE-së”, ka shtuar Sarrazin.

Për Asociacionin dhe mundësinë që mos themelimi i tij të bëhet pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, diplomati gjerman tha se shteti i tij ende nuk ka një qëndrim.

“Qeveria gjermane nuk ka ende qëndrim për raportin e Bokayanis, është procedura tutje e votimit të Këshillit dhe pastaj do t’i marrim të gjitha në konsideratë. Por, ju e thatë ka lidhje dhe Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është përmendur si çështje dhe ne do ta konsiderojmë atë por Qeveria e Gjermanisë ende nuk ka pozicion për këtë”, ka thënë Sarrazin.

VIDEO BONUS: