Saranda Bogujevci, u tërheq vërejtjen deputetëve: Vendosni maskat

Po vazhdon të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po zhvillohet debat parlamentar për gjendjen e arsimit në vend, ua ka tërhequr vërejtën deputetëve.

Vërejtja e saj kishte të bënte me vendosjen e maskave nga ana e deputetëve, për të cilët siç tha ajo një numër i madh i deputetëve nuk po i vendos ato, derisa të gjithë janë së bashku në sallën e seancave.

Ndonëse me vendimin e ri të qeverisë është vendosur që të hiqet maska kur të jesh vetëm një person në hapësirat publike, ende vazhdon të jetë në fuqi përdorimi dhe vendosja e saj kur jemi në grumbuj më të madh njerëzish.