Sarajevasit u rikthehen kafeneve të hapura

Banorët e Sarajevës kanë vërshuar sot kafenetë e hapura, pasi autoritetet lokale kanë zbutur kufizimet që zgjatën më shumë se një muaj.

Salmir Buço i ka pritur ngrohtësisht klientët. Ai ka thënë se ekzistenca e pronarëve varet nga kthimi i biznesit dhe jetës normale. Sarajeva ka pasur telashe pas rritjes së numrit të të vdekurve të lidhura me Kovid-19 dhe shtimin e numrit të infektuarve gjatë marsit.

Kjo ka shtrënguar autoritetet që të zbatonin orë policore gjatë natës dhe të mbyllnin të gjitha restorantet e baret.

Pavarësisht zbutjes së masave, disa kufizime do të vazhdojnë të jenë në fuqi, përfshirë mbyllja e mjediseve të brendshme të kafeneve dhe ora policore natën.

Bosnja ka raportuar më shumë se shtatë mijë vdekje në mesin e popullsisë së saj prej 3.3 milionë banorësh. Bosnja hyn në mesin e shteteve me statistikat më të larta të vdekjeve nga koronavirusi.