Sarah debaton ashpër me Pajtimin dhe shpërthen në lot

Marrëdhënia mes Sarës dhe Dj Pm në Big brother Vip duket se është tensionuar sërish. Pajtimi ka treguar hapur është mërzitur nga Sarah, pasi ajo vetëm e distancon.

Sarah e ka pranuar se është faji i saj që marrëdhënia e tyre është në atë gjendje dhe nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa bisedonte me Dj DGAZ.

“E pranoj publikisht që e kam pasur unë fajin. Se deri dje është ndjerë ky në faj, pse Balina, Arditi, Arbri kanë thënë ‘pse ti e PM rri më e distancuar”, ka thënë Sarah.

Mes lotëve ajo ka pranuar se ishte gabim që e puthi Pajtimin, ndërsa Arbri i revoltuar i ka kërkuar që mos ta vazhdojë më.

Sarah më pas ka shkuar tek Antonela dhe duke qarë i ka thënë se po del shumë keq. Antonela i ka thënë se duket më keq po qau në atë mënyrë dhe po ta shohin prindërit ashtu është më keq. Ajo i ka kërkuar Sarës mos ta kompleksojë veten.

Kur është afruar edhe Arjola, Sarah ka deklaruar se do të largohet nga shtëpia dhe të takojë njerëzit e shtëpisë.

Megjithatë Sarah dhe Pajtimi janë shfaqur sërish të afërt pas debatit dhe janë përqafuar me njëri-tjetrin.