Sarah Berisha merr një tjetër urim të veçantë për ditëlindje në dasmën e menaxherit të DJ PM

Të shtunën është martuar menaxheri i DJ PM dhe DJ Dagz i njohur si Tataruka.

Ndërsa pikërisht dje ka festuar ditëlindjen edhe partnerja e DJ PM, blogerja Sarah Berisha.

Çifti i njohur së bashku me shumë emra të tjerë të njohur po marrin pjesë në dasmën e Tatarukës.

Foto: Screenshot

Krahas urimeve të shumta që Sarah ka marrë gjatë ditës, nuk ka munguar një i tillë dhe mjaft i veçantë për blogeren nga Shqipëria dhe në dasmën e menaxherit të dy DJ-ve nga Kosova.

Në një video të siguruar nga Telegrafi shihet momenti kur këngëtari që po i argëton të ftuarit para gjithë të pranishmëve ka uruar Sarën për ditëlindje.

Foto: Screenshot

Ndërkohë që pranë blogeres po qëndronte edhe DJ PM teksa të dy dukeshin tejet elegant.

Theksojmë që në këtë aheng të pranishëm janë edhe çifti tjetër DJ Dagz dhe Einxhel Shkira.