Sara Hoxha shfaqet duke u relaksuar në vaskën plot shkumë

Blogerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha, është tejet e komentuar në rrjet.

Kjo pasi ajo është në pritje të fëmijës së parë, së bashku me reperin e njohur, Ledri Vula.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një imazh paksa provokues.

Foto: Instastory

Sara zgjodhi të relaksojë veten në një vaskë plot shkumë, ku vinte në pah këmbët e formësuara.

“Po kaloj mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Përndryshe, partnerja e reperit është bërë tejet aktive në rrjete sociale, ndërsa vazhdimisht sjell imazhe nga përditshmëria.