Sara

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi, ish-konkurrentët e edicionit të tretë të BBVA-s, po bëhen prindër.

Ishte Sara ajo e cila e konfirmoi këtë duke publikuar një video në rrjetet sociale.

“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!”, shkroi Sara në postimin e saj,

Bardhi dhe Sara filluan romancën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania dhe ishin ndër çiftet më të pikasur në shtëpi.

Sara u skualifikua për shkak të një konflikti fizik me Françeskën, ndërsa Bardhi doli për shkak të një problemi shëndetësor të nënës së tij.

Qëkur ishte banor i BBV3, Bardhi bëri deklarata të forta për Sarën duke thënë se e shihte si nënën e fëmijëve të tij.