Sapo zbriti në aeroportin e Prishtinës, një shtetase e huaj ngacmohet seksualisht

Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se në aeroportin e Prishtinës është ngacmuar seksualisht nga një burrë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, ndërkaq ankuesja ka bërë të ditur se është ngacmuar verbalisht nga i dyshuari.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”, ndërkaq me urdhër të prokurorit, vazhdon në procedurë të rregullt.

“Ngacmim seksual-A.N.P- Prishtinë 03.01.2022- 17:30. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht (në formë verbale)nga një i dyshuar mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.