Sanohet nënkalimi në fshatin Balincë, që ishte shkaktar i shumë aksideteve

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka treguar se është sanuar nënkalimi në fshatin Balincë, ku kishte pasur shumë aksidente fatale.

Abrashi ka bërë të ditur se do të ndajnë më shumë buxhet, për t’i eliminuar akset e rrezikshme, dhe për të shpëtuar jetë.

Ky është postimi i plotë i Abrashit:

Më shumë siguri për nxënësit

Mungesa e nënkalimit ose mbikalimit në fshatin Balincë, fatkeqësisht ka qenë shkaktar i shumë aksidenteve me fatalitet, e posaçërisht për nxënësit e këtij fshati.

Në kuadër të aksionit për eliminimin e “pikave të zeza” dhe për të shtuar sigurinë në komunikacion, kemi intervenuar në këtë nënkalim.

Do të vazhdojmë me intervenime të tilla anekënd vendit, për të shpëtuar jetë, e duke krijuar siguri më të madhe në trafik.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ndajmë më shumë mjete për projekte të tilla, që janë në të mirë të komunitetit.