Sanksionet e ShBA-së për Iranin nënkuptojnë bllokim të përhershëm të diplomacisë

Irani i ka quajtur sanksionet e reja të ShBA-së ndaj liderit të suprem të vet dhe zyrtarëve të tjerë si mbyllje të përhershme të diplomacisë në mes të Tehrani dhe Uashingtonit.

“Vënia e sanksioneve të pabaza mbi liderin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei dhe drejtuesit të diplomacisë së – Ministrin të Jashtëm Mohammas java Zarif është mbyllje e përhershme e rrugës së diplomacisë”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë, Abbas Mousavi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar dje urdhrin ekzekutiv për sanksione të reja ndaj Khamaneu dhe tetë komandantëve të Gardës Revolucionare në mes rritjes së tensioneve Iran-Amerikë.

Ai tha se kjo është ndërmarrë pas një serie të sjelljeve agresive të regjimit iranian në javët e fundit dhe pas rrëzimit të dronëve amerikanë.