Sanders ndërpret fushatën pas një operimi në zemër

Kandidati demokrat për President të SHBA-së, Bernie Sanders ka ndërprerë fushatën pasi i është nënshtruar një operacioni në zemër.

78 vjeçari është trajtuar në spital për një bllokim të arteries, shkruan BBC.

Ai gjatë mitingut në Nevada gjatë së martës është ankuar për gjembje gjoksi.

Një prej këshilltarëve të senatorit nga Vermont ka thënë se Sanders tash po ndjehet mirë dhe do të pushojë gjatë ditëve të ardhme.

loading…