Sancho e konsideron çmenduri ndeshjen me Kosovën

Sulmuesi anësor i Anglisë, Jadon Sancho, e vlerësoi ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës si të çmendur, duke shtuar se golin e tij të parë ia kushtoi gjyshes së tij.

Anglia shënoi fitore me rezultat 5-3 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës, në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së Kosovës prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

19-vjeçari Sancho u bë lojtari më i ri që shënoi gol për Anglinë që nga një gol i Wayne Rooneyt në vitin 2004. Ai gjithashtu u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2000 e më lart që shënoi gol për Anglinë, në atë që ishte paraqitja e tij e tetë për “Tre Luanët”.

“Ishte një vrapim i mirë nga Sterling, ai më gjeti dhe unë shënova gola. Kjo do të thotë shumë për mua personalisht dhe është një ditë e veçantë për familjen time. Ia dedikoj këto gola gjyshes time, që ishte tifoze e madhe e imja por tani ka ndërruar jetë”, ka thënë Sancho.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Jam i lumtur që e shënova golin tim të parë për Anglinë. Por, goli i parë ishte një gabim ynë, por e përmbysëm rezultatin për mrekulli. Mendoj se e nisëm lojën pak ngadalë në pjesën e dytë. Duhet të mësojmë nga kjo”.

Skuadra e Gareth Southgate mbetet lidere e Grupit A me pikë maksimale nga katër ndeshje. Kosova e Bernard Challandes, ndërkohë, zbret në pozitën e tretë më 8 pikë, një pikë më pak se Republika e Çekisë në vendin e dytë. Kjo pasi Çekia e mundi 0-3 Malin e Zi.

loading…