Samsung sjell modelet e reja të telefonëve shumë të suksesshëm Galaxy A50 dhe A30

Samsung vendosi të përditësoi dy prej smartfonëve më të shitur të rangut të mesëm, modelet A50 dhe A30.

Telefonët e rinj quhen A50s dhe A30s dhe të dy janë edhe më simpatikë se gjenerata e kaluar falë një paneli të pasëm të ridizajnuar që prodhon një efekt gjeometrik holografik.

Kompania ka përditësuar kamerat tek të dy telefonëve. Kamera e A50s është pajisur me një sensor 48-megapiksel. Në pjesën frontale të telefonit Samsung ka zëvendësuar kamerën 25-megapiksel me një kamër 32-megapiksel.

ga ana tjetër A30s është pajisur me një kamër të pasme 25-megapiksel nga 16-megapiksel që kishte modeli i kaluar. Por e reja nuk mbaron sepse është shtuar një lente e tretë 8-megapiksel me kënd të gjerë për këtë model.

Ekrani i A50s është identik me paraardhësin. Panelin 6.4-inç Super AMOLED ka rezolucion 2,340x1080p.

Por A30s ka zëvendësuar panelin 720p me një panel 1080p. A50s tashmë ka një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. Samsung ka planifikuar të shesë A50s në konfigurimet 4 dhe 6GB RAM.

Modeli bazë vjen me 64GB memorie të brendshme dhe opsion për të kaluar në 128GB. A30s do të jetë i disponueshëm në 3 dhe 4GB RAM me konfigurime memorie 32, 64 dhe 128GB. Të dy telefonët kanë bateri 4,000 mAh dhe teknologjinë e karikimit të shpejtë 15W.

Kujtojmë se falë telefonëve të rangut të mesëm Samsung mund të rrisë pjesën e tregut në Evropë përgjatë një viti nga 33.9% në 40.6%.