Samsung publikon udhëzime sesi të kujdesin për Galaxy Fold

Samsung shtyu në Pranverë debutimin e Galaxy Fold për të adresuar probleme me njësitë e dëmtuara në duart e analistëve.

Në IFA kompania solli një Fold më të fuqishëm por gjiganti i teknologjisë beson se përdoruesit duhet të kenë ende kujdes gjatë përdorimit të tij.

Samsung ka publikuar një video e cila tregon kujdesin e nevojshëm që telefoni me palosje i Samsung të funksionojë siç duhet.

Videoja nis duke shpjeguar se Fold është i mbrojtur dhe nuk ka nevojë për një film ekstra mbi ekran.

Më pas thotë se Fold është dizajnuar me një bosht të artikuluar që do të thotë se ka nevojë të mbrohet nga uji dhe pluhuri. Kur Samsung ridizajnoi pajisjen, shtoi disa kapsula në kry dhe fund të boshtit të palosjes për të mbajtur nga hyrja e ujit dhe pluhurit.

Në fund shpjegon se Fold ka magnete të cilët e mbajnë të sigurte kur është i palosur dhe Samsung thotë se nuk duhet të vendoset pranë monedhave dhe çelësave të cilat mund ta dëmtojnë.

Gjithashtu pajisja nuk duhet të mbahet pranë kartave të kreditit që do të thotë se nuk e vendosni dot në portofol. Videoja përmbyllet me një rikujtim të Samsung se Galaxy Fold Premier është një shërbim i cili mban të sigurtë telefonin e me palosje.

loading…