Samsung pritet të sjell një telefon me vetëm një kamerë

Javën e kaluar Samsung lansoi Galaxy A23 5G, pajisja e dytë e kësaj serie pas Galaxy A23 4G. Megjithatë, duket se marka po planifikon shtimin edhe të një pajisje tjetër tek kjo seri, e quajtur Galaxy A23e.

Informatori i besueshëm OnLeaks, publikoi fotografitë e telefonit të bazuara në CAD, duke na dhënë një pamje të parë mbi pajisjen, raporton CEOTech.

Sipas fotografive telefoni do të ketë një ekran Infinity-V me 5.8 inç, transmeton Telegrafi.

Samsung kishte publikuar për herë të parë A20e në vitin 2019, por që asnjëherë nuk i pamë në treg modelet A213 ose A22e, kështu që do të jetë mjaft interesante që pas tre vitesh ta shohim modelin A23e. Sa i përket rrjetit, është ende e paqartë se nëse ky telefon do ta ketë teknologjinë 5G.

Fotografitë shfaqin një kamerë të pasme të vetme dhe një blic LED. Përveç kësaj, telefoni në pjesën e sipërme ka një vrimë audio 3.5mm për vendosjen e kufjeve dhe skanerin e shenjës së gishtave në pjesën anësore.

Dimensionet e telefonit pritet që të jenë me 149.8 x 70.7 x 8.9mm. Edhe pse nuk ka detaje mbi specifikat dhe veçoritë, pritet që telefoni të ketë rimbushje të shpejtë prej 25W, një hapësirë të dedikuar për microSD dhe sistem operativ Android 12. Samsung Galaxy A23e thuhet se do të vije me ngjyrat Kaltër e Çeltë, të Bardhë dhe të Zezë.

Për fat të keq, këto janë informacionet e vetme në dispozicion në lidhje me këtë pajisje, por që detaje shtesë pritet që të dalin në ditët e ardhshme.