Samsung prezanton gjeneratën e dytë të televizorit modular dhe është masiv

Samsung prezantoi ditën e Enjte një version të ri të “The Wall”, televizorit masiv modular microLED. Versioni i ri quhet “The Wall Luxury” dhe ka një rezolucion maksimal prej 8K dhe madhësi prej 292-inç.

Përveç atij 8K, do të ofrohet edhe një konfigurim 2K me vetëm 73-inç. “The Wall Luxury” do të dalë në shitje nga muaji e ardhshëm.

Teknologjia MicroLED e Samsung është modulare, që do të thotë se mund të konfigurohet në madhësi dhe rezolucione të ndryshme.

Këto module bashkohet sikur të ishin lojëra Lego. Është një teknologji e re ekranesh të cilat përdorin LED individuale për të krijuar një foto ndryshe nga televizorët LED të cilët thjeshtë i përdorin për të krijuar dritë pas një shtrese LCD.

Do të thotë se hapësirat e zeza janë plotësisht të zeza sepse pikselët nuk emëtojnë fare dritë. Është një teknologji e ngjashme me OLED por që vuan nga nivelet e ulëta të shkëlqimin dhe nga djegie. Samsung thotë se televizori “The Wall” është testuar për 100,000 orë përdorimin dhe mund të arrijë një shkëlqim maksimal prej 2,000 nits.

Samsung ende nuk ka bërë publik çmimin e “The Wall Luxury” por pritet të jetë i kripur.