Samsung Galaxy Note10 mund të ketë mbushje më të shpejtë se 25W

Ka edhe shumë kohë deri tek lansimi i telefonit Samsung Galaxy Note10 ndërkohë që priten gjithnjë e më shumë thashetheme dhe informacione për telefonin në muajt e ardhshëm.

Tani dy burime të ndryshme pohojnë se Note10 i ardhshëm do të ketë mbushje më të shpejtë se 25W.

Tani për tani, vetëm Galaxy S10 5G dhe Galaxy A70 mund të krenohen me teknologjinë e re të Samsungut prej 25W, ndërsa si duket kompania e Koresë së Jugut më në fund do t’i azhurojë opsionet e mbushjes me serinë e vetë të dytë të telefonave premium për këtë vit.

Tani për tani, burimet nuk kanë publikuar detaje specifike, megjithëse të dy burimet pohojnë se mbushja më nuk do të jetë pika e dobët e telefonave të Samsungut.

Thashethemet e fundit kanë sugjeruar se Note10 Pro do të ketë bateri 4500mAh, gjë që do ta bënte atë një telefon premium të pakompromis në kombinim me 50W ose mbushje të ngjashme të shpejtë.