Samsung Galaxy Fold 4 nga Caviar do të kushtojë 10 mijë dollarë

Kompania Caviar e njohur për modifikimet luksoze në ofertë ka versionin e saj të telefonit të ri të menqur Samsung Galaxy Fold 4.

Fjala është për modelin e quajtur Heralds nga Galaxy, që ofrohet në katër versione me pjesë të një meteori, të floririt dhe me lëkurë, transmeton Telegrafi.

Versioni më i “lirë” kushton 9.470 dollarë, e ata që zgjedhin versionin me copëza meteori duhet të ndajnë 10 mijë dollarë.

Kulmi i ofertës është Golden Meteor, që prezanton Galaxy Z Fold 4 me panel të ridizajnuar. Ky panel përmban copëza të tre meteorëve, Seymchan, Muonionalusta dhe Canyon Diablo.

Të gjitha fragmentet janë unike, kështu që do mostër e pajisjes ka dizajn unik.

Caviar do të shet vetëm 20 njësi të secilit dizajn, e pajisja do të ketë logon e Caviar prej arit të 24 karatëve.

Çmimi i versionit me 256 GB memorie të brendshme do të jetë 11.030 dollarë, përkatësisht 11.460 dollarë për versionin me 512 GB.

Ekziston versioni më i lirë – Canyon Diablo pre titani, për të cilin duhet ndarë 10.680 dollarë, përkatësisht 11.110 dollarë – varësisht nga memoria.

Pritet që të gjitha modelet t’i vë në funksion procesori Snapdragon 8+ Gen 1, dhe do të kenë kamerë prej 50 megapikselë.