Samoa, Kiribati dhe Zelanda e Re tashmë kanë hyrë në vitin 2019

Samoa dhe Kiribati janë bërë dy shtetet e para që kanë hyrë në vitin 2019. Në këto vende u festua me fishekzjarrë të ndryshëm. Pas tyre, në vitin e ri ka hyrë edhe Zelanda e Re.

Pas Zelandës së re, në vitin 2019 do të hyjë Australia. Ky vend do ta fillojë vitin e ri në kohën kur në vendin tonë ora të shënojë 14.

Sidoqoftë, edhe pse ndodhet vetëm 163 kilometra nga Samoa, Samoa Amerikane do ta festojë e fundit hyrjen në vitin e ri, shkruan “Mirror”