Samiti Trump-Kim nuk ndalon sulmet e hakerëve Koreano-Verior ndaj Pe rendimit

Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe homologu i tij Koreano-Verior Kim Jong Un takoheshin në samitin e përbashkët, hakerët e Koresë së Veriut sulmuan vijuan sulmet ndaj kompanive Amerikane dhe Evropiane.

Këto sulme nuk ndalon që prej 18 muajsh dhe as mbrëmjen e takimit raportoi firma e sigurisë McAfee për Nju Jork Times.

Hakerët Koreano-Verior kanë shënjestruar institucionet financiare dhe bizneset e tjera ku raportohet se vendi po përpiqet të shmangë sanksionet ekonomike.

Hulumtuesit e McAfee thanë për Times se kanë mbikëqyrur sulmet prej 18 muajsh pre të cilëve kanë rënë 100 viktima.

Ata thanë se fushata e sulmeve nuk u ndal edhe gjatë samitit dy ditor në Hanoi të Vietnamit.

McAfee vendosi të mos bënte publike listën e sulmeve por tha se do të bënte publike gjetjet. Kompanitë e sulmuara lokalizoheshin në Nju Jork, Londër, Madrid, Tokio, Tel Aviv, Romë, Bangkok, Taipei, Seul dhe Hong Kong.

Rusia dhe Kina, dy vende që nuk kanë mbajtur qëndrim nga vendit komunist, ngelën të paprekur.

Koreja e Veriut, ashtu si SHBA dhe shumë vend të tjera, është akuzuar për përdorimin e hakerëve për interesa kombëtare.

Në 2014-ën hakerët Koreano-Verior me sukses sulmuan Sony Pictures Entertainment për një film që prodhuar që tallej me liderin komunist Kim Jong Un. Ata shkatërruan serverët e Sony, paralizuar operacionet e studios dhe publikuan e-mail-et e ekzekutivëve.

Që nga sulmi ndaj Sony, hakerët në fjalë kanë përmirësuar ndjeshëm aftësitë e tyre. Në shumicën e sulmeve, hakerët Koreano-Verior me sukses kanë bërë punën e tyre thotë McAfee. Besohet se pas sulmit ndaj Linkedin fshihen po këta hakera.