Samiti në Antalya- Presidentja merr me vete burrin dhe vajzat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që po mbahet në Turqi.

Me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Osmani do te qëndrojë për disa dite në këtë samit.

Gazeta Insajderi ka marre vesh se Presidentja për në Antalya ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltar për media në zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, duke thënë se Osmani është ftuar zyrtarit me familje nga nikoqiri i saj, Erdogan.

Në përgjigjen e tij thuhet se Presidentja ka mbuluar vet shpenzimet e biletave të udhëtimit për burrin dhe vajzat, pa prekur buxhetin e shtetit.

“Ftesë me familje kanë të gjithë presidentët dhe kryeministrat pjesëmarrës në samit. Ka program të veçantë zyrtar për zotërinë e parë dhe bashkëshortet e presidentëve të tjerë. Presidentja është ftuar zyrtarisht me familje. Shpenzimet e qëndrimit i mbulon nikoqiri, ndërkaq biletat e udhëtimit janë mbuluar privatisht nga Presidentja. Pra asnjë cent nga buxheti i shtetit të Kosovës nuk është shpenzuar për familjen e Presidentes”, tha Kupina për Insajderin.

Në këtë samit po marrin pjesë përfaqësuese të shteteve të Ballkanit Juglindore.