Sami Lushtaku uron besimtarët e fesë islame për muajin e Ramazanit

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku ka uruar besimtarët e fesë islame për muajin e Ramazanit i cili do të fillojë nesë.

Me anë të një postimi në Facebook, i pari i PDK-së në Skenderaj ka uruar besimtarët e fesë islame teksa u ka uruar agjerim të lehtë e të pranueshëm.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranueshëm, uroj që në këto ditë të shtohen besimi e respekti i ndërsjellë, dashuria e solidariteti si virtyte për të cilat kemi shumë nevojë!
SL