Sami Lushtaku tregon se a do të kandidojë për deputet të Kuvendit

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për deputet nga PDK.

Ai për “Kallxo” ka thënë se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore, por do të garojë për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e fundit të këtijë viti, transmeton Ballkani.info

Lushtaku në zgjedhjet e kaluara në koordinim me strukturat e partisë për hir të respektit për familjen Jashari nuk doli kundërkandidat i të pavarurit, Bekim Jashari./Ballkani.info/