Sami Kurteshi mohon se e ka sulmuar dikë fizikisht në KQZ

Klan Kosova duke sot, ka raportuar se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar  fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi.

Ai për Express, ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.

“Jo, nuk janë të vërteta. Janë gënjeshtra”, ka thënë ai.

Klan Kosova duke u thirrur në burime gjatë ditës ka raportuar se Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së për shkak të maskës, por nuk dihet se si ka ardhur deri tek konflikti.