Krahas të qenit një këngëtare e suksesshme, Samanta Karavella shpesh merr vëmendjen e faqeve rozë.
E gjithë kjo vjen në saje të imazheve të njëpasnjëshme që publikon, në të shumtën e rasteve atyre provokuese.
E njëjta së fundmi ka realizuar një set të veçantë fotografik para aparatit të fotografit Norik Uka.
https://www.instagram.com/p/BzgCUywpt4Y/?utm_source=ig_embed
Zeshkania është shfaqur mjaft atraktive, gjersa ka vënë në plan të parë dukjen e saj tërheqëse.
Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e llojllojshme nga fansat e saj të shumtë nuk kanë munguar.
Vlen të ceket se javën e kaluar Karavella solli këngën “Vonë”, të publikuar në janar në gjuhën angleze të titulluar “My Heart’s Song”.
https://www.instagram.com/p/BziRPxxJaze/?utm_source=ig_embed







