Salzburg ka shijuar triumfin në Kupën e Austrisë.

Me disa kufizime, por Salzburg ka festuar suksesin e shënuar në kuadër të Kupës së Austrisë.

Një video e ‘Sky Sports’ shfaq lojtarët e Salazburg, të cilët festojnë me trofeun e tyre, por duke respektuar distancën sociale.

Ky festim është i veçantë, pasi zakonisht lojtarët festojnë me përqafime në grup, me kontakte të shumta.

Pandemia Covid-19 ka bërë që të ketë këso ndryshimesh, të cilat prekin tashmë edhe festën e golave.

Red Bull Salzburg had a socially distanced trophy presentation after winning the Austrian Cup final over the weekend 🏆 pic.twitter.com/Ojq1B7bbwQ

— Sky Sports (@SkySports) June 1, 2020