Salihu: Kurti lavdëroi Ivanoviqin, një ditë pasi ndaloi fjalimin në Reçak ku përmendeshin krerët e UÇK-së

Opinionisti Fitim Salihu, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën në Kosovë, në lidhje me 15 janarin që shënoi masakrën e Reçakut, e 16 janarin që ishte përvjetori i vrasjes së politikanit nga komuniteti serb, Oliver Ivanoviq.

Zyra e Kryeministrit, ja kishte ndalur fjalën kryetarit të Reçakut, sepse në fjalim ai do të përmendte krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerët që tash ndodhen në Hagë.

Menjëherë pas kësaj dite, Kurti çuditi opinionin duke thurrur lave për ish politikanin e komunitetit serb, Oliver Ivanoviq, në ditën kur po shënohej vrasja e tij.

Këto veprime të pushtetit, Salihu i ka quajtur si dy lajme të ndryshme, por me të njëjtin problem.

Rrëshqitja frojdiane, sipas Salihut ishte shkaku që solli këto dy lajme, apo pasoja.

Shkrimi i Salihut:

Dy lajme, një rrëshqitje frojdiane. Një ditë pasi Zyra e Kryeministrit ndaloi një fjalim në Reçak sepse aty përmendeshin krerët e UÇK-së, lavdërohet një kriminel serb lufte i dënuar për krimet ndaj shqiptarëve të Mitrovicës.