Kadidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumbardh Salihu, përmes një postimi në rrjetin social facebook thotë se Gjakova e dëshmoi se është koha për ndryshim.

Salihu thotë se ndryshimin pozitiv e sjell vetëm një qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku si kryeministër.

Tutje ai tregon se në Gjakovë u mirëpritën me një pritje të ngrohtë dhe energji të jashtëzakonshme.