Salihu: Erdhi dita që Kurti po i arreston me Polici shokët e shoqet me të cilët e ngriti Vetëvendosjen

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve të Partisë Socialdemokrate, pas aksionit që patën të objekti i Qeverisë së Kosoëvs.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Salihu ka thënë se Kurti po i rreh dhe arreston shoqet e shokët, me të cilët dikur e ka ngritur Lëvizjen Vetëvendosje, e po e mbron Donika Gërvallën që e ka quajtur VV’në partnere të miqve të Millosheviqit.

“Erdhi dita! Albin Kurti po i rreh dhe arreston me Polici shoqet e shoket e tij me te cilet e ka ngritur Vetevendosjen, gjersa ne anen tjeter po e mbron Donika Shvarcin qe e ka quajtur Vetevendosjen partnere te miqve te Millosheviqit.

Albin, mbase me pushtet e me borde do te mund t’i blesh servilet e te gjitha ngjyrave, por nuk do te mund ta mbyllesh me pranga brutale dhe as ta fshehesh prapa xhamave te zi te xhipave te verteten e hidhur qe ti je duke i bere te gjitha ato per çfare i ke kritikuar te tjeret”, ka shkruar Salihu.

Erdhi dita! Albin Kurti po i rreh dhe arreston me Polici shoqet e shoket e tij me te cilet e ka ngritur Vetevendosjen,…

Posted by Fitim Salihu on Friday, 7 May 2021