Salihu: Ça ka, ça s’ka? Ka Zajednicë, s’ka njohje

Analisti Fitim Salihu,  ka komentuar marrëveshjen evropiane, ashtu siç njihet që një kohë plani franko-gjerman, i cili u publikua dje zyrtarisht.

Salihu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se pika 10 e marrëveshjes, nënkupton zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deri tanishme, përfshirë “Zajednicën”, ashtu siç demonizohej Asociacioni nga ana e kryeministrit Albin Kurti, sa ishte në opozitë.

“Ça ka, ça s’ka? Ka Zajednice, s’ka njohje. Pika 10 eshte implementim i te gjitha marreveshjeve te deritashme, rrjedhimisht perfshire edhe Zajednicen. Pika 7, per sa kohe permendet me vete prej marreveshjeve te gjertanishme te pikes 10, eshte nje hap pertej marreveshjeve te gjertanishme – (1) autonomi per serbet (me ndonje eufemizem, si psh “vetemenaxhim”) dhe (2) status special per Kishen Ortodokse Serbe (hera e pare pas 2008-s qe Kosova negocion me Serbine per statusin e Kishes)”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ça ka, ça s’ka? Ka Zajednice, s’ka njohje.

Pika 10 eshte implementim i te gjitha marreveshjeve te deritashme, rrjedhimisht perfshire edhe Zajednicen.

Pika 7, per sa kohe permendet me vete prej marreveshjeve te gjertanishme te pikes 10, eshte nje hap pertej marreveshjeve te gjertanishme – (1) autonomi per serbet (me ndonje eufemizem, si psh “vetemenaxhim”) dhe (2) status special per Kishen Ortodokse Serbe (hera e pare pas 2008-s qe Kosova negocion me Serbine per statusin e Kishes).

Sa per njohjen de facto, Serbia e ka njoh de facto Kosoven prej vitit 2011 kur ka pranu me negociu ne Bruksel me Kosoven. Serbia s’ka negociu ne Bruksel as me Vojvodinen e as me Sanxhakun (dhe as ua ka njoh psh ndonje leternjoftim te veçante ose ndonje pike kufitare); vetem me Kosoven ka vepru asisoj, prandaj ajo ka qene njohje de facto, por ka mungu njohja de jure.

Po ashtu, dokumenti i djeshem nuk pati asnje fjale per shqiptaret e Lugines, asnje fjale per gjykimin e krimeve te luftes (madje flitet per tejkalim te se kaluares), asnje fjale per reparacione lufte, asnje fjale per reciprocitetin, asnje fjale per kerkimfaljen. Dhe, me e rendesishmja, asnje fjale per njohjen reciproke.

Pse, a mendojshit qe GEN-i i Stanishiqit dhe Fazlliqit i jep miliona euro veç hajt per qef a?!