Fitim Salihu

Salihu: Albini e mbron korrupsionin dhe arreston ata që po e mbrojnë UÇK-në

Analisti politik Fitim Salihu ka thënë se kryeministri Kurti ka “problem me mbrojtjen e UÇK-së” pas arrestimeve të protestuesve të Partisë Socialdemokrate kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Salihu ka shkruar në Facebook se shefit të qeverisë së Kosovës “nuk e ka problem të ndërhyjë në gjyqësor” duke kujtuar rastin kur Kurti linçoi prokurorin që po hetonte drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Ai ka akuzuar Kurtin për “mbrojtje të korrupsionit” dhe “arrestim të atyre që po mbrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.”

Postimi i plotë: