Salih Mustafa sërish ka refuzuar të jetë i pranishëm gjatë dëshmisë së dëshmitarit, këtë e bëri të ditur gjatë seancës avokati i tij, Julius Von Bone.
Avokati tha se Mustafa ka kërkuar që të jetë i pranishëm vetëm kur dëshmojnë disa dëshmitar dhe jo të gjithë dëshmitarët.
“Ka disa dëshmitarë gjatë dëshmisë së tyre Salih Mustafa do të donte të merrte pjesë në gjykim, ky i sotmi nuk është një prej tyre”, tha Van Bone.
Pas kërkesës së avokatit, trupi gjykues ndërpreu përkohësisht gjykimin dhe doli nga salla për të vendosur.
Pas diskutimeve gjykata e lejoj largimin e përkohëshëm të Mustafës përderisa urdhëroj që i njëri të paraqitet përsëri nesër.
Dëshmitari i parë në rastin e komandat Calit në Gjykatën e Hagës, ka treguar para gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara për arsyet e ndalimit të tij në fshatin Zllash nga disa persona të cilët mbanin armë të shkurtra.
“Më kanë akuzuar se gjëja kam bashkëpunu me serb, unë jam kanë një njeri i varfur, me një kali kam shitë dru, unë skam pas qare pa fol me ndonjë serb, se skam mujt me e majt familjen”, tha dëshmitari, shkruan Kallxo.com.
Salih Musatfa u arrestua më 24 shtator 2020 në Prishtinë dhe të njëjtën ditë u transferua në Hagë. Seanca e parë ndaj tij u mbajt me 28 shtator 2020. Ndërsa më 28 tetor 2020, Mustafa u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ai po akuzohet në cilësinë e eprorit të njësitit BIA, për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Sipas aktakuzës njësiti BIA kishte 500-600 anëtarë, të cilët vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash. Ky njësit sipas prokuroreve të specializuar vepronte në një kompleks në Zllash që përfshinte një numër ndërtesash e përdorej si vendstrehim të sigurt dhe si qendër ndalimi dhe marrjeje në pyetje.
Prokuroret e specializuar pretendojnë se komandant Cali së bashku me pjesëtaret e tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash.
Në aktakuzë përshkruhet se personat e ndaluar u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës.
Komandant Cali akuzohet se së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së personave të ndaluar u shkaktuan vuajtje ose dhimbje shumë të rënda me synim marrjen e informatave ose deklaratave pranuese, duke i ndëshkuar, frikësuar ose shtrënguar viktimat ose duke i diskriminuar viktimat, ndër të tjera për arsye politike.
Aktakuza ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.Sipas kësaj pike të aktakuzës, i akuzuari Salih Mustafa, ishte prezent në kompleksin e ndërtesave të Zllashit, kur pjesëtarët e UÇK-së e kishin sjellë personin tani të vrarë dhe e kishin shënjestruar duke e rrahur.







