VIDEO

Sali Berisha shpërndan një video të Baton Haxhiut për ta goditur Presidentin serb

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video ku shihet gazetari Baton Haxhiu duke i bërë pyetje Sllobodan Millosheviqit. Videoja u shpërnda para dy javëve nëpër mediat kosovare, ndërkohë aty Haxhiu pyeste Milloshevqin se kur do të lirohej nga mitologjia e shekullit 19 shteti serb.

“Sllobo e thoshte haptas kurse Geobelsi i tij Vuçiç perpiqet ta maskoje!”, shkruan Sali Berisha në postimin e tij ku ai godet presidentin serb,
Aleksandar Vuçiq.

Vdieoja është gna një konferencë e 6 marsit 1991. Në konferencën e përbashkët me presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman, Millosheviq do t’i përgjigjej edhe një pyetjeje të gazetarit Baton Haxhiu.

Në Brdo të Kranj në Slloveni ku ishin mbledhur kryetarët e Republikave të Jugosllavisë, Haxhiu e pyet Millosheviqin se kur do të largohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë shqiptarët ta arrijnë të drejtën e tyre legjitime.

“Gjithashtu, nëse bën, kam një pyetje për Z. Millosheviq. Kriter modern për krijimin e shtetit janë numri i banorëve dhe vullneti politik i popullatës. Kur do të lirohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë popullit shqiptar në Kosovë ta arrijë të drejtën legjitime që i takon e që është, ta ketë Republikën e vet, si shpresoj unë, në Unionin e ardhshëm të republikave sovrane?”, pyet Haxhiu.

Ishte ky takimi i fundit i modelit të konferencave që Republikat e kishin krijuar për të biseduar rreth së ardhmes së Federatës. Haxhiu përfaqësonte javoren “Epoka”, të themeluar nga gazetari Migjen Kelmendi.

Ndërkohë, Berisha njihet si kundërshtar Ballkanit të Hapur dhe ka organizuar edhe protesta kundër kësaj iniciative në Tiranë.