Sali Berisha: Nesër rikthehet Uragani Studentor

Shqipëria ka hyrë në një valë protestash opozitare.

Këtyre protestave do të ju bashkohen nga nesër edhe studentët.

Për rikthimin e këtyre protestave ka shkruar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“Rikthehet fuqishem Uragani Studentor! Nesër në ora 12:00 studentët nga gjithë Shqipëria protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër mashtrimeve të Edvinit dhe kakistokracisë së tij”, thote Berisha.

Kujtojmë se protestat studentore kanë qenë prezente gjatë pothuajse një muaji këtë vit me kërkesat e tyre për përmirësimin e gjendjes në arsim.