Sali Berisha: Do të më shpallnin “non grata” kur kundërshtoja ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka folur për vendimin e DASH për ta shpallur person “non grata” nga SHBA.

Berisha tha se vendimi i DASH ka qenë i papritur, teksa thotë se para dy vitesh është folur se do të futej në listën e zezë për shkak se kundërshtonte ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Berisha sfidoi dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer, duke thënë se ai duhet të faktoj me prova akuzat ndaj tij, para se të bëjë deklarata.

“Po, unë e mora vesh, ma dërgoi dikush twitterin e tij. Para dy vitesh ka qenë se këtë do e shpallim në listën e zezë, non grata se unë kundërshtoja ndryshimin e kufijve të Kosovës. Nuk e kam nga burimet amerikane por nga burimet më të larta shqiptare. Për kundërshtimit tim haptazi për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Njerëzisht do i kërkoja Palmer që të paraqes provën më të vogël. Në qoftë se mendon se me deklarata mund të argumentosh atë që mendon është e pamundur”, tha Berisha.