Ish kryeministri

Sali Berisha bëhet sikur i del në mbrojtje Kosovës, por as emrat nuk ua di komunave veriore

Një deklaratë e analistit Baton Haxhiu në “Opinion” ka shkaktuar reagimin e ish-Kryeministrit Berisha, pasi u përmend emri i këtij të fundit. Duke kërkuar të sqarojë këtë deklaratë, Berisha reagoi përmes FB, duke e cilësuar Haxhiun: “Argat in chef”.

Mirëpo, Berisha duke se nuk e ka idenë as ku i bie Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku. Kjo pasi që emrat e dy komunave, Berisha i ka shkruar gabimisht. Leposaviqit i është referuar si Liposaviq, kurse Zubin Potokut, si Zubin Patok. Kaq për njohuritë e Berishës për veriun e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Postimi i Berishës

Duke ndjekur ”Opinion”!

Sqarim:

Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi në “Opinion” se unë paskam deklaruar ne vitin 2004 se Kosova kurrë nuk bëhet e pavarur po nuk shpëtoi në Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani.

Me këtë rast informoj opinionin se:

-1 Unë kam kundershtuar që nga viti 1991 gjer sot me qindra herë ndarjen e Kosovës

-2 Unë konsideroj në çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare pavarësisht se kush i banon aktualisht ato

3- Ndryshimi i kufijve të Kosovës ështeë absolutisht vetëm skenar i Serbisë së Madhe dhe ky është misioni i argatëve shqipfoles albanofob në Prishtinë dhe Tiranë

Ky trillim i argatit in chef është shpifja e fundit e Beogradit! sb