Takimi

Sales porosi Tahirit: Mënyra më e mirë për luftimin e terrorizmit sundimi i ligjit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri gjatë takimit që pati sot me përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Shtetit të kryesuar nga Ambasadori dhe Koordinatori i Zyrës Kundër Terrorizmit, Nathan Sales ka deklaruar se mbështetja e SHBA-ve është jetike në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i kundërvihen kërcënimit në rritje të terrorizmit më qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për qytetarët e saj dhe do të kontribuojnë përmbajtësisht, në koordinim me partnerët e saj, në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, është shprehur Tahiri.

Përderisa mysafiri amerikan nikoqirit ia përcjelli përkrahjen e vendit të tij në këtë aspekt.

Sales theksoi se përveq vullnetit të plotë politik mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin dhe radikalizmin e dhunshëm është përmes përkrahjes së fuqishme për sektorin e sundimit të ligjit.