Salcë me fasule të bardhë

Përbërsit:
400 gr fasule e bardhë e konservuar
2 thelpinj hudhre
1 lugë gjelle mustardë
100 gr majonez
100 ml ketchup
kripë
½ lugëz piper i bardhë

Përgatitja:
Të gjithë përbërësit bluajini në blender derisa të fitoni trashësinë e dëshiruar të salcës.
Shërbejeni sipas dëshirës të shoqëruar me perime të freskëta ose thjeshtë si salcë.
Ju bëftë mirë.

loading…