Salcë me arra dhe qumësht – receta e veçantë me shije fantastike

Salcat janë shija klasike e kuzhinës.

Tradita e përgatitjes së salcave me nënprodukte të qumështit është e hershme, duke i bërë ato prezente në thuajse çdo tavolinë.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon një mënyrë të re të përgatitjes së salcë qumështi me arra dhe erëza.

Përgatitja e saj kërkon shumë pak përbërës dhe shija do të jetë sa e fortë aq edhe delikate.

Përbërësit
160 gr arra
160 ml qumësht
4-5 thelpinj hudhra
30 gr djath kavkavall i grirë
30 gr tul buke
70 ml vaj ulliri
4 gr borzilok
Përgatitja
Për të përgatitur salcën me arra do t’ju duhet së pari një tigan i thellë.

Shtoni në tigan dy-3 gota ujë dhe verëni të ziejë.

Kur uji të fillojë të nxjerrë bulëz,a hidhni arrat dhe lërini të ziejnë për të paktën 5 minuta.

Më pas sigurohuni që t’i kulloni arrat mirë dhe vendosini në një pecetë në mënyrë që të thahen.

Nërkohë, në një enë të thellë hidhni tulin e bukës së thekur, duke i shtuar pak nga pak qumështin në mënyrë që buka të zbutet mirë.

Pasi buka të jetë zbutur, vendoseni në një kullesë dhe shtypeni me lugë në mënyrë që të kullojë i gjithë qumështi.

Qumështin e kulluar mbajeni në një enë dhe ruajeni për më vonë.

Bashkoni në një mikser arrat, bukën, hudhrën dhe djathin kaçkavall.

Filloni t’i miksoni përbërësit dhe herë pas here shtojini pak vaj ulliri dhe pak nga qumështi që latë mënjanë.

Bëjeni këtë derisa masa e përgatitur të jetë trashur dhe të ketë marë formën e një salce.

Shtoni sipas dëshirës kripë e piper dhe salca juaj është gati për t’u shërbyer./AgroWeb.org