Sajti muzikor iranian i fshin femrat nga kopertinat e albumeve të tyre

Albumi nuk përfaqësohet vetëm nga muzika por edhe paketimi i tij. Ky detaj u bë veçanërisht i dukshëm pasi që sajti iranian filloi t’i ndryshojë kopertinat e albumeve duke i larguar femrat nga fotot.

Faqja e Melovaz nuk është e kënaqur me faktin se në disa korniza të albumeve shfaqen femra, edhe nëse femrat në foto janë këngëtaret të cilave u përket albumi.

Për shkak të kësaj, ata i larguan personazhet e tyre nga fotot. Nuk dihet se pse po e bëjnë këtë, ndërsa ky detaj u postua në Twitter dhe u bë viral dhe mori shumë kritika.

Për shembull, në albumin e Beyonce u mënjanua ajo dhe mund ta shohim vetëm luaneshën, shkruan KOHA Ditore. Por çudia nuk ndalet këtu, në foton e singlit të Little Mix dhe Nicki Minaj shihet vetëm titulli i këngës dhe emri i artistit, ndërsa fotografia në të cilën janë vajzat është errësuar plotësisht.

loading…