Sahiti: Nesër jemi favorit, na kanë penalizuar shumë lëndimet

Zëvendëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Moldavinë.

Ai deklaroi se pret fitore kundër Moldavisë për të qëndruar në Ligën C edhe pse skuadra ka shumë mungesave nga lëndimet dhe infektimeve nga Covid 19.

“Ky vit ishte jo i mirë por kemi marr përvojë. Jemi penalizuar shumë për shkak të lëndimeve por na ndihmon rikthimi i Herolindit dhe Celinës. Ne jemi favorit në këtë ndeshje edhe pse ata janë të mirë në lojën defanzive. Fatmirësisht kemi grup të lojtarëve të jashtëzakonshëm. Ata dinë ta krijojnë vetë atmosferën pozitive. Nuk është e lehtë të drejtohet skuadra në këto momente por ne jemi në k8ntakt të vazhdueshëm edhe me trajnerin Challendes mbi të gjitha zhvillimet.”

Në fund Sahiti tregoi edhe nëse Mirlind Daku do të luajë nesër kundër Moldavisë.

“Daku është këtu me ne por nuk e dimë nëse do të luajë nga fillimi apo më vonë. Ai po stërvitet shumë mirë dhe varet nga zhvillimet e ndeshjes”, tha ai.

Kosova do të ballafaqohet nesër mbrëma me Moldavinë, ndërsa një fitore e mundshme, por edhe një barazim do ta mbajë në Ligën C.