Sahatqija: Largimi i ambasadorëve nuk ka qenë në të mirë të Kosovës

Largimin e ambasadorëve dhe tërheqjes së misionit diplomatik, anëtarja e kryesisë së LDK’së, Teuta Sahatqija e konsideron si vendim politik.

Sahtqija tha se ky vendim politik nuk ka të bëjë me kualitet e individëve po ka të bëjë për përdorimin e shkarkimit si akt për politikat vendore.

“Nëse lirohen 12 ambasadorë nuk ka të bëjë me persona nuk ka të bëjë me individ, aty ka të bëjë me një vendim politik mund të them që aj vendim politik nuk ka të bëjë me njerëz me kualitetet e tyre po ka të bëjë për përdorimin e shkarkimit si akt për politikat vendore politika e jashtme në shërbim të politikes vendore”, tha Sahtqija.

Tutje ajo shtoi se ky vendim nuk është në rregull teksa tha se, nëse ndonjëri prej ambasadorëve nuk e do kishte kryer punën mire atëherë duhej të shkarkohej me procedura

Ajo shtoi se ky vendim erdhi në një kohë kur Kosova duhet të lobojë për liberalizim të vizave me theks të veçantë përmendi Francën dhe Holandën.

“Në kohen kur dialogu për zhvillohet në kohën kur ka zhvillime, nevojë për viza në të gjitha vendet kur duhet të vazhdojë lobimi i kemi të zbrazëta. Nuk ka qenë në të mirë të Kosovës”, tha ndër tjera ajo në RTV21.